Llalla për Zërin e Amerikës: Hetimet për vrasjen e Santos janë intensive, kemi disa pista

Postuar në 30 Tetor, 2014 13:09

Në një intervistë për seksionin shqip të Zërit të Amerikës, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla tha se hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo janë intensive.

Sipas tij, në process hetimi janë shumë të dhëna që kanë shtuar dyshimet  për qëllimin pse  u vra biznesmeni Santo.

Llalla tha se hetimet po kryhen në bashkëpunim të ngushtë me policinë e shtetit, shërbimin informativ shtetëror dhe institucione të tjera.

Kreu i organit të akuzës shtoi se pistat e hetimit  janë të gjithanshme  dhe se përgjigjet për autorët e mundshëm dhe qëllimin e vrasjes së bankierit do të jepen në vazhdim të procesit.

Prokurori i Përgjithshëm u pyet edhe për hetimet për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë duke sqaruar se po shqyrtohen të gjitha të dhënat për destinacionin e parave të vjedhura.

l.m

 

http://www.zeriamerikes.com/content/article/2502374.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.