Buxheti i vitit 2015 do të jetë 4 mld dollarë. Borxhi ulet me 0.3% ne 2015

Postuar në 30 Tetor, 2014 12:40

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani zbardhi gjatë pasdites draftin që po diskutohet për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe ndryshimet e propozuara në paketën e re fiskale.

 

Gjatë një takimi të organizuar nga shoqata e investitorëve të huaj dhe Dhoma e Tregtisë e Industrisë Francë-Shqipëri ai tha se buxheti i vitit 2015 do të jetë rreth 4 miliardë dollarë, ndërsa investimet publike do të  jenë sa 5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

 

Rritja ekonomike vitin e ardhshëm synohet të jetë 3 për qind, ndërsa do të vijojë ulja e borxhit publik me vetem 0.3 % per vitin 2015. 

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.