Arkiv-Lajme
“Reporterët pa kufij” kritikojnë EULEX-in për trysninë ndaj gazetarit që publikoi dokumente të cilat hidhnin dyshime për korrupsion
Organizata shfaqi shqetësimin për trysninë e EULEX-it ndaj gazetarit që publikoi dokumente që hedhin dyshime për korrupsion në radhët e këtij misioni. “Zëri i Amerikës” bwri me dije se organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve, “Reporterët pa kufij”, reagoi pas shqetësimeve të ngritura nga shoqatat e gazetarëve në Kosovë për, siç thuhet, trysninë që zyrtarë të misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, i kanë bërë gazetarit të “Kohës Ditore”, Vehbi Kajtazi, pas publikimit të një serie shkrimesh për përfshirjen e mundshme të zyrtarëve të këtij misioni në korrupsion.
"Shqip": Aksidenti i “babait të ministrit Tahiri”, tre oficerë përjashtohen nga Policia
Tre oficerë policie, mes tyre edhe vëllai i një dëshmori të rënë në krye të detyrës, janë përjashtuar nga Policia e Shtetit për një çështje, ku një nga protagonistët e saj është Bashkim Tahiri, babai i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gazeta “Shqip” shkruan sot se çështja për të cilën janë përjashtuar tre oficerët ka të bëjë me një aksident rrugor, ku sipas urdhrit të lëshuar nga kreu i Policisë, Artan Didi, tre oficerët nuk kanë dhënë masë shumë të lehtë për drejtuesin e mjetit që ka goditur mjetin e babait të Tahirit, pa shkaktuar pasoja në njerëz.
Kreshnik Spahiu thirrje politikës: Mundësoni votimin online të emigrantëve
Nga një panel ki ishin të ftuar 400 intelektualë të kryeqytetit, Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu i bëri thirrje shtetit dhe politikës shqiptare të mundësojë votimin online të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtete të huaja. Spahiu theksoi faktin sesi ka mundësi që në këta 20 e ca vjet Shqipëria të mos ketë mundësi t’u japë akses emigrantëve për të drejtën e tyre mbi votën. “Socialistë e demokratë të bashkohen për këtë nisëm. I heqin mundësinë 1 milionë e 800 mijë shqiptarëve të votojnë për qeverinë e tyre.
Policia në trafik nuk kursen askënd, ndëshkon me gjoba ministra, këngëtarë e gjyqtarë
Në një shkrim të “Gazeta Shqiptare” thuhet se gjobat e Policisë Rrugore nuk janë kursyer për ministrat e deputetët. Javën e kaluar në kryeqytet është gjobitur me 3 mijë lekë të reja ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj për parkim të gabuar. Ndërkohë, listës i janë shtuar edhe deputeti LSI, Robert Bitri, si edhe deputeti i PD, Mëhill Fufi, të gjobitur me 3 mijë lekë të reja. Me shkelje është kapur edhe shoferi i deputetes së LSI, Monika Kryemadhi, Myslym Gurabardhi të cilit i është hequr leja e drejtimit për shkelje të semaforit të kuq.
“Tribuna”: Tejkalimi i krizës në Kosovë, postet lëkundin Bllokun. “Zëri”: Tërhiqet Mustafa, synon Presidencën
Pasi Isa Mustafa, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës kërkoi nga partnerët e koalicionit paszgjedhor të bllokut LVAN që të reflektojnë karshi situatës së krijuar në vend, i nominuari për kryeministër nga ky Bllok, Ramush Haradinaj, ka mbledhur anëtarësinë e gjerë dhe kryetarët e degëve të AAK-së. Gazeta “Tribuna” shkruan se pas takimit ata kanë kërkuar nga partnerët e koalicionit që të respektojnë marrëveshjen e arritur më 10 qershor në mes të LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s, e përkrahur më vonë edhe nga Vetëvendosje, për krijimin e institucioneve të reja.
Ismet Haxhia shkruan kujtimet e tij për vitin 1997: Incidentet e fshehta kur ruanim me armë Presidencën
Në pjesën e dytë të rrëfimit të tij për “Gazeta Shqiptare”, Ismet Haxhia, i dënuari me 20 vjet burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit thotë në librin e tij "Kronika e Dhimbjes", se ai vetë ka qëndruar 4 ditë në Presidencë në ditët e vështira të fillimprillit të vitit '97.
Hiqet masa e pezullimit edhe për 6 institucione të arsimit privat
Qeveria ka vijuar edhe më tej me heqjen e masës së pezulllimit për institucionet e arsimit privat në Shqipëri. Kështu në mbledhjen e datës 29 tetor është vendosur heqja e masës së pezullimit për shkollë e Lartë “Instituti Kanadez i Teknologjisë”; universitetin “Aldent”; Akademinë Profesionale të Biznesit; shkollën private të arsimit të lartë “Pavarësia”; ISSAT dhe shkollën e lartë “Wisdom University”. Më tej qeveria udhëzon Ministrinë e Arsimit që këto institucione të vijojnë veprimtarinë akademike.
Portret/ Rezarta Reçi: Unë, gazetarja që dua të iki e re nga kjo jetë... në lëvizje
nga Leonard Veizi
Operacioni për energjinë, deputeti Braçe optimist: “Mos thoni që nuk kanë para për të paguar. Ja ku po paguajnë”
Kreu i Komisionit Parlamentar Erjon Braçe, i njohur për një aktivitet po aq dinamik në “Facebook”, po aq sa edhe në skenën politike, ka postuar sot një status që lidhet me çështjen e energjisë. Dhe ja se çfarë thotë deputeti socialist: “A e shihni apo jo; Ne rradhe per te paguar energjine, jane familjaret, jo biznesmenet!! Dhe thoni pastaj; PERSE BURG, GJOBITINI E JEPINI MUNDESI TE PAGUAJNE! Mesa duket operacionit kunder vjedhjes se energjise po i pergjigjen gjeresisht familjaret. E dyta, mos thoni qe nuk kane para per te paguar!! Ja ku po paguajne!! Madje te gjithe detyrimet”.
Senatori Murphy: “SHBA duhet të “rikthehen” në Ballkan”. Apel në Washington për kërcënimin e xhihadistëve dhe praninë ruse
Senatori amerikan Chris Murphy ka apeluar që SHBA të “rikthehen” në Ballkan, nisur nga kërcënimet e reja ndaj këtij rajon. Ai ka mbajtur një fjalim në Washington pas kthimit nga turi ballkanik që zhvilloi së fundmi në të cilin ka përmendur nevojën që SHBA të përqendrohet në rrezikun që paraqesin xhihdasitët ballkanikë. “Kohët e fundit në Kosovë, sikurse në të gjithë Ballkanin, ka hyrë paraja e rekrutuesve të terrorizmit”, tha Murphy që ka folur edhe për kërcënimin rus.