“Reporterët pa kufij” kritikojnë EULEX-in për trysninë ndaj gazetarit që publikoi dokumente të cilat hidhnin dyshime për korrupsion

Organizata shfaqi shqetësimin për trysninë e EULEX-it ndaj gazetarit që publikoi dokumente që hedhin dyshime për korrupsion në radhët e këtij misioni. “Zëri i Amerikës” bwri me dije se organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve, “Reporterët pa kufij”, reagoi pas shqetësimeve të ngritura nga shoqatat e gazetarëve në Kosovë për, siç thuhet, trysninë që zyrtarë të misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, i kanë bërë gazetarit të “Kohës Ditore”, Vehbi Kajtazi, pas publikimit të një serie shkrimesh për përfshirjen e mundshme të zyrtarëve të këtij misioni në korrupsion. Sipas “Zërit të Amerikës” në reagimin e organizatës thuhet se një veprim i tillë është çështje serioze brenda misionit të Bashkimit, synimi i të cilit është të ndihmojë rivendosjen e sundimit të ligjit në Kosovë dhe të nxisë respektin për vlerat demokratike evropiane.
L.V
http://www.zeriamerikes.com/content/kosovo-eulex/2504198.html
Add new comment