Ismet Haxhia shkruan kujtimet e tij për vitin 1997: Incidentet e fshehta kur ruanim me armë Presidencën

Në pjesën e dytë të rrëfimit të tij për “Gazeta Shqiptare”, Ismet Haxhia, i dënuari me 20 vjet burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit thotë në librin e tij "Kronika e Dhimbjes", se ai vetë ka qëndruar 4 ditë në Presidencë në ditët e vështira të fillimprillit të vitit '97. Në një intervistë për "Gazetën Shqiptare", botuar të premten 31 tetor 2014, Haxhia, thotë se ngjarja e 12 shtatorit 1998, ku u vra Azem Hajdari është krim i rëndë politik dhe jo ordiner dhe të gjitha këto ai i ka botuar në librin e tij. Po në këtë vepër Ismet Haxhia rrëfen një detaj nga ajo kohë kur Presidenca u sulmua me armë dhe u shënuan 2 incidente që u mbajtën të fshehta. Gjithashtu, Ismet Haxhia zbardh dialogun e Berishës me rojet e sigurisë. Sipas tij, ata i kërkuan Presidentit të kundërveprojnë, por ai nuk i la, duke i kërkuar të zbatojnë vetëm ligjin. "Kurrë nuk do ta besoja, se ai në ato ditë të vështira e tepër të rrezikshme, jo vetëm për atë, do të jepte porosi të tilla, karakterizuar nga një gjakftohtësi shembullore", shkruan Haxhia. Haxhia thotë se libërin e titulluar "Kronikë e dhimbjes", po e boton me entin botues që i shkon më për shtat për nga natyra e librave të guximshëm, 'HELGA's SECRETS' nën drejtimin e Alfred Cako, libër i cili do dalë në treg këto ditë
L.V
Add new comment