Policia në trafik nuk kursen askënd, ndëshkon me gjoba ministra, këngëtarë e gjyqtarë

Në një shkrim të “Gazeta Shqiptare” thuhet se gjobat e Policisë Rrugore nuk janë kursyer për ministrat e deputetët. Javën e kaluar në kryeqytet është gjobitur me 3 mijë lekë të reja ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj për parkim të gabuar. Ndërkohë, listës i janë shtuar edhe deputeti LSI, Robert Bitri, si edhe deputeti i PD, Mëhill Fufi, të gjobitur me 3 mijë lekë të reja. Me shkelje është kapur edhe shoferi i deputetes së LSI, Monika Kryemadhi, Myslym Gurabardhi të cilit i është hequr leja e drejtimit për shkelje të semaforit të kuq. Ndërkohë, edhe Bujar Pasholli, ish-nëndrejtori i parkut të Ministrisë së Brendshme është kapur teksa ka kaluar me semafor të kuq me makinën e bashkëshortes së deputetit Flamur Noka.
“Gazeta Shqiptare” raporton gjithashtu se bllokut të gjobave nuk i kanë shpëtuar as VIP-at. Këngëtarja Ingrid Gjoni është gjobitur me 3 mijë lekë të reja për parkim të gabuar. Ndërkohë, aktorit të "Portokalli", Rezart Veleshnja i është hequr leja e drejtimit për shkelje të semaforit të kuq. Për të njëjtën shkelje i është hequr leja e drejtimit edhe ish-kapitenit të skuadrës së Partizanit, Alert Alcanit.
Sipas “Gazeta Shqiptare” janë ndëshkuar edhe personalitete të tjerë. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Metush Saraçi ka kaluar rrugën me semafor të kuq dhe kjo i ka kushtuar atij heqjen e lejes së drejtimit. Për prokurorin Zeqir Hoda, është marrë masë, pasi makina më të cilën udhëtonte ai ka qenë me xhama të riveshur, ndërsa gjyqtarit Sokol Shehu i është hequr leja e drejtimit për lëvizje në krah të kundërt.
L.V
Comments
po te jete e vertete
<p>po te jete e vertete ...bravo. duhet bere shtet.</p>
Add new comment