Operacioni për energjinë, deputeti Braçe optimist: “Mos thoni që nuk kanë para për të paguar. Ja ku po paguajnë”

Kreu i Komisionit Parlamentar Erjon Braçe, i njohur për një aktivitet po aq dinamik në “Facebook”, po aq sa edhe në skenën politike, ka postuar sot një status që lidhet me çështjen e energjisë. Dhe ja se çfarë thotë deputeti socialist: “A e shihni apo jo; Ne rradhe per te paguar energjine, jane familjaret, jo biznesmenet!! Dhe thoni pastaj; PERSE BURG, GJOBITINI E JEPINI MUNDESI TE PAGUAJNE! Mesa duket operacionit kunder vjedhjes se energjise po i pergjigjen gjeresisht familjaret. E dyta, mos thoni qe nuk kane para per te paguar!! Ja ku po paguajne!! Madje te gjithe detyrimet”. Ndoshta ky model për të interpretuar situatën, i do shkëshilluar të paktën ministrit të Financave, paketa fiskale e të cilit për vitin 2015 sjell mbi 100 milionë dollarë shtesë taksash.
s.z
Add new comment