"Shqip": Aksidenti i “babait të ministrit Tahiri”, tre oficerë përjashtohen nga Policia

Postuar në 01 Nëntor, 2014 04:24

Tre oficerë policie, mes tyre edhe vëllai i një dëshmori të rënë në krye të detyrës, janë përjashtuar nga Policia e Shtetit për një çështje, ku një nga protagonistët e saj është Bashkim Tahiri, babai i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gazeta “Shqip” shkruan sot se çështja për të cilën janë përjashtuar tre oficerët ka të bëjë me një aksident rrugor, ku sipas urdhrit të lëshuar nga kreu i Policisë, Artan Didi, tre oficerët nuk kanë dhënë masë shumë të lehtë për drejtuesin e mjetit që ka goditur mjetin e babait të Tahirit, pa shkaktuar pasoja në njerëz. Sipas “Shqip” aksidenti në fjalë nuk është publikuar më parë nga policia dhe është mbajtur sekret për një kohë të gjatë, por tre oficerët e përjashtuar, pikërisht Ahmet Meshi, Servet Topi dhe Bardhyl Shahini, të cilët ishin me detyrë në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, kanë vendosur të mos heshtin më. Ata i janë drejtuar me një letër Kryeministrit Rama, të cilit i kanë kërkuar të ndërhyjë për rikthimin e tyre në polici. Kjo masë është cilësuar prej tyre ekstreme dhe e pabazuar në ligj, por që merr shkas nga një incident rrugor, përplasje mes dy mjeteve, të ndodhur më 12 korrik të këtij viti. “Shqip” shkruan se nga informacionet policore mësohet se në këtë datë, në autostradën Tiranë-Durrës, si pasojë është dëmtuar lehtë mjeti “Audi”, me targë AA227CL, i drejtuar nga Bashkim Tahiri, babai i ministrit të Brendshëm. Ky mjet është goditur në pjesën anësore nga mjeti me targë AA333JO, me drejtues Agim Lazen.

 

L.V

 

http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/11/01/babai-ministrit-tahiri-perjashtohen-tre-oficere-te-komisionit-te-rrugorja/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.