Kreshnik Spahiu thirrje politikës: Mundësoni votimin online të emigrantëve

Postuar në 01 Nëntor, 2014 03:56

Nga një panel ki ishin të ftuar 400 intelektualë të kryeqytetit, Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu i bëri thirrje shtetit dhe politikës shqiptare të mundësojë votimin online të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtete të huaja. Spahiu theksoi faktin sesi ka mundësi që në këta 20 e ca vjet Shqipëria të mos ketë mundësi t’u japë akses emigrantëve për të drejtën e tyre mbi votën. “Socialistë e demokratë të bashkohen për këtë nisëm. I heqin mundësinë 1 milionë e 800 mijë shqiptarëve të votojnë për qeverinë e tyre. Shqiptarët në demokraci janë më të interesuar për një qeveri demokratike sepse ata e shikojnë më pa interes zgjedhjen politike. Si ka mundësi që askujt nuk i leverdisi të realizojë këtë nisëm në kaq vjet? ”, u shpreh Spahiu.

 

L.V

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

<p>Gjalle je ti??Une mendova se nuk banoje ne Shqiperi.Ke deklaruar se nese Koalicioni PS-LSI merr 80 mandate do largoheshe nga Shqiperia..Tani duhet te mbash premtimin.Nuk kane nevoje emigrantet qe tju mbrosh te drejtat ti z.Spahiu.</p>

Submitted by Ndoni (not verified) on

<p>Se si me duket ky njeri! Do te thosha llafollog dhe qe nuk prodhon asgje te re me politiken e tij. Po kete, qe duhet te votojne edhe emigrantet, e di dhe bufi, por do pare mundesia praktike, qe keto votime te mos manipulohen dhe te mos ndikojne ne shtremberimin rezultatit. Eshte i zoti ky person te dale garant?! Mendoj se jo, sepse ai per mua eshte vete i pabesueshem, me kercime politike; me parrulla ekstremiste, here nga nje krah e here nga krahu tjeter. Vecse ne nje gje ka qene konseguent ne nentekst: te jete me ata qe nuk u zgjodhen me 23 qershor 2013 dhe kunder qeverise Rama. Kaq!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.