Arkiv-Lajme

Radha e Vuçiçit në "Kathimerini": Shqiptarët të qajnë hallet e veta. Dialogu, e vetmja zgjidhje

Postuar në 03 Nëntor, 2014 05:37

E kishte rradhën kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, për t’u intervistuar nga gazeta greke ‘Kathimerini’, pas homologut shqiptar Edi Rama. Vuçiç u ka bërë thirrje zyrtarëve shqiptarë që të mos merren me politikën serbe, por të jenë më të interesuar për problemet e tyre. Boshti i bisedës ishte incidenti i ndeshjes, dhe më këtë rast Vuçiç tha se beson që Shqipëria e Madhe nuk është në planet e Ramës, por thekson se është i habitur që ky i fundit nuk e ka dënuar gjestin e shpalosjes së flamurit në Beograd.

Firmoset për 150 mln USD. Përfaqësuesja e BB-së: Keni shpëtuar nga një krizë e madhe energjetike

Postuar në 03 Nëntor, 2014 05:07

Qeveria shqiptare dhe Banka Botërore kanë firmosur sot marrëveshjen për fondin prej 150 milionë dollarësh të financimit të Projektit të Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, tha se tashmë do ketë rritje të investimeve në të gjithë sistemin energjitik, dhe se

duke filluar nga viti 2015, ky sistem do liberalizohet. Ndërkohë, përfaqësuesja e Bankës Botërore,  Goldstein tha se reformat janë e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe

Plani i arratisjes nga burgu i Peqinit, akuza e prokurorisë “fut ujë”

Postuar në 03 Nëntor, 2014 03:17

Nëse janë të vërteta deklarimet e të akuzuarve për arratisje nga burgu sipas prokurorisë, atëherë i bie që organet tona të mos dinë ku i kanë të burgosurit. Kështu, fjala është për vëllezërit Genc e Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Guri, që akuzohen nga prokuroria e Elbasanit se do arratiseshin nga burgu i Peqinit. Por siç deklaron Genc Tafili për GSH, ai ishte në gusht me leje 6 orë dhe nuk u arratis kur kishte rastin.

Politika e Prishtinës, java e fundit për marrëveshje. Në të kundërt, zgjedhje të reja

Postuar në 03 Nëntor, 2014 03:03

Nga sot deri në fund të javës, është afati i fundit që liderët e partive politike në Kosovë kanë, nëse duhet të bien në akord për një marrëveshje për zgjidhjen e ngërçit politik. Në të kundërt presidentja do të nisë bisedimet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Vidhet tabela hyrëse në ish-kampin e përqendrimit në Dachau. “Arbeit Macht Frei” u vodh edhe para 5 vitesh në Auschwitz

Postuar në 02 Nëntor, 2014 19:23

Në ish-kampin e përqendrimit në Dachau është vjedhur tabela hyrëse ku shkruhej “Arbeit Macht Frei”, “Puna të bën të lirë”, e cila ishte një mirëseardhje cinike për hebrejtë që silleshin në kamp. Ky akt ka provokuar reagime në Gjermani, sidomos në Bavari, ku edhe ndodhet kampi dhe drejtori i Fondacionit për kujtimet e Holokaustit, Karl Frellerm, e ka cilësuar atë të turpshëm. Medait kujtojnë me këtë rast se akti është identik me atë që ndodhi në Auschwitz pesë vjet më parë. Policia mendon se dy janë mundësitë: ose akti është kryer nga neonazistët, ose për të kërkuar shpërblim.

Zgjedhje presidenciale në Ukrainën lindore. Kievi zyrtar nis hetim për prishje të rendit kushtetues dhe akuzon se mjete dhe trupa po zhvendosen nga Rusia

Postuar në 02 Nëntor, 2014 13:56

Në Ukrainën lindore janë zhvilluar zgjedhjet në të cilat kryeministri i asaj që është vetëquajtur si Republika e Donteskut, Alexandr Zakharcenko, është zgjedhur president me 81. 37% të votave. Kievi zyrtar ka nisur hetimet për këtë çështje, duke qenë se ajo mendohet se kërcënon rendin kushtetues dhe marrjen përmes këtij akti, të pushtetit. Në të njëjtën kohë, Kievi deklaron se nga Rusia po vijon zhvendosja e trupave dhe e mjeteve ushtarake drejt juglindjes ukrainase. Zhvillimet ndoshta janë në linjën e lajmeve të javës së shkuar që përflisin meszhe të Moskës për ndarje të Ukrainës.

Operacioni për energjinë, arrestohen 6 biznesmenë dhe 5 punonjës të OSHEE

Postuar në 02 Nëntor, 2014 13:28

Policia e Shtetit ka arrestuar sot 11 persona në kuadër të aksionit për ndalimin e vjedhjes së energjisë elektrike. Sipas Policisë, 5 nga të ndaluarit janë elektriçistë, punonjës të OSHEE, ndërsa 6 të tjerët biznesmenë.

“Gjatë aksionit të sotëm në terren, OSHEE është mbështetur nga blutë në 286 raste, ndërsa janë ndërprerë 305 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonetëve debitorë”raporton ATSH.

Qeveria jep “OK”, projekt-buxheti 2015 kalon në Kuvend

Postuar në 02 Nëntor, 2014 12:31

Qeveria ka miratuar tashmë projektbuxhetin e vitit 2015. Drafti do të kalojë në Kuvend mëngjesin e së hënes. Do të jetë ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj ajo që do të dorëzojë zyrtarisht draftin.

Pritet që kjo e fundit të mbajë edhe një deklaratë për mediat rreth orës 09:00. Buxheti i vitit të ardhshëm është parashikuar të jetë në vlerën e 470 miliardë lekëve dhe do të shoqërohet edhe nga një paketë me ndryshime fiskale.

n.k

Rama për "Kathimerini”: Serbët kanë mbetur ballkanasit e vjetër. S'ka stanjacion me Greqinë, pres që Samaras të vijë në Tiranë

Postuar në 02 Nëntor, 2014 11:19

Kryeministri Edi Rama ka folur për gazetën greke “Kathimerini” rreth incidenteve në ndeshjen me Serbinë duke deklaruar se ajo që ndodhi në Beograd nuk do të ndodhte kurrë në Tiranë. Ai e quan të turpshëm reagimin e autoriteteve serbe dhe thotë se ndjen keqardhje që politika në Beograd u shpreh me një gjuhë urrejtjeje kundër popullit të Shqipërisë.

Propozimi nga kreu i “Komunave”: Zgjedhjet vendore të shtyhen me 6 muaj

Postuar në 02 Nëntor, 2014 10:09

Kryetari i Shoqatës së Komunave në Shqipëri, Agron Haxhimali, propozon uljen në tryezë të palëve politike për të realizuar një reformë të plotë territoriale administrative. Kjo do të mund të sjellë dhe tërheqjen e 117 kërkesave të bëra në KQZ për referendume vendore. Haxhimali thekson se nëse kjo do të arrihet, palët mund të marrin kohën e duhur duke shtyrë dhe datën e zgjedhjeve vendore me gjashtë muaj. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme