Radha e Vuçiçit në "Kathimerini": Shqiptarët të qajnë hallet e veta. Dialogu, e vetmja zgjidhje

E kishte rradhën kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, për t’u intervistuar nga gazeta greke ‘Kathimerini’, pas homologut shqiptar Edi Rama. Vuçiç u ka bërë thirrje zyrtarëve shqiptarë që të mos merren me politikën serbe, por të jenë më të interesuar për problemet e tyre. Boshti i bisedës ishte incidenti i ndeshjes, dhe më këtë rast Vuçiç tha se beson që Shqipëria e Madhe nuk është në planet e Ramës, por thekson se është i habitur që ky i fundit nuk e ka dënuar gjestin e shpalosjes së flamurit në Beograd.
Gjithsesi, nga toni i intervistës duket se Vuçiç dëshiron të mos mbetet shumë tek episodi në fjalë, qëndrimet “e forta” për të cilin duket se i ka mbajtur edhe për t’u përgjigjur jehonës së pjesës ekstremiste të elektoratit.
“Rashë dakord me kryeministrin Rama ta shtyjmë takimin më 10 nëntor, sepse pas sfidës shqiptare ishte e pamundur për të krijuar kushte për dialog racional gjatë këtyre ditëve. Megjithatë, unë besoj se bisedimet janë e vetmja zgjidhje e arsyeshme. Unë gjithashtu pres nga zyrtarët shqiptarë të merren më pak me politikën në Serbi dhe të interesohen më tepër për problemet e tyre, për të cilat nuk dua të bëj ndërhyrjen më të vogël”, tha Vuçiç.
a.k
Add new comment