Qeveria jep “OK”, projekt-buxheti 2015 kalon në Kuvend

Postuar në 02 Nëntor, 2014 12:31

Qeveria ka miratuar tashmë projektbuxhetin e vitit 2015. Drafti do të kalojë në Kuvend mëngjesin e së hënes. Do të jetë ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj ajo që do të dorëzojë zyrtarisht draftin.

Pritet që kjo e fundit të mbajë edhe një deklaratë për mediat rreth orës 09:00. Buxheti i vitit të ardhshëm është parashikuar të jetë në vlerën e 470 miliardë lekëve dhe do të shoqërohet edhe nga një paketë me ndryshime fiskale.

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.