Plani i arratisjes nga burgu i Peqinit, akuza e prokurorisë “fut ujë”

Nëse janë të vërteta deklarimet e të akuzuarve për arratisje nga burgu sipas prokurorisë, atëherë i bie që organet tona të mos dinë ku i kanë të burgosurit. Kështu, fjala është për vëllezërit Genc e Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Guri, që akuzohen nga prokuroria e Elbasanit se do arratiseshin nga burgu i Peqinit. Por siç deklaron Genc Tafili për GSH, ai ishte në gusht me leje 6 orë dhe nuk u arratis kur kishte rastin. Për më tepër, “Fran Marashi ndodhet në paraburgimin e Bradasheshit dhe Gëzim Guri në burgun e Fushë-Krujës”, thotë Tafili, “si do thurrej ky plan i çuditshëm?” Edhe i burgosuri tjetër Fran Marashi thotë se me të gjitha dokumentet dhe kamerat e brendshme, prokuroria mund ta verifikojë fare mirë se ai ndodhet që prej 29 gushtit 2014 në paraburgimin e Bradasheshit.
a.k
Add new comment