Vidhet tabela hyrëse në ish-kampin e përqendrimit në Dachau. “Arbeit Macht Frei” u vodh edhe para 5 vitesh në Auschwitz

Postuar në 02 Nëntor, 2014 19:23

Në ish-kampin e përqendrimit në Dachau është vjedhur tabela hyrëse ku shkruhej “Arbeit Macht Frei”, “Puna të bën të lirë”, e cila ishte një mirëseardhje cinike për hebrejtë që silleshin në kamp. Ky akt ka provokuar reagime në Gjermani, sidomos në Bavari, ku edhe ndodhet kampi dhe drejtori i Fondacionit për kujtimet e Holokaustit, Karl Frellerm, e ka cilësuar atë të turpshëm. Medait kujtojnë me këtë rast se akti është identik me atë që ndodhi në Auschwitz pesë vjet më parë. Policia mendon se dy janë mundësitë: ose akti është kryer nga neonazistët, ose për të kërkuar shpërblim. Në vitin 2009, tabela e Auschwitz-it, u vodh nga pesë polakë, për llogari të një neonazisti suedez.

http://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/europa/2014/11/02/dachau-rubata-la...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.