Arkiv-Lajme
Kreu i Segnatura Apostolica, gjykatës së Vatikanit, kardinali Burke: “Me Françeskun, Kisha i ngjan një anijeje pa timon”
Kardinali amerikan Raymond Burke ka kritikuar drejtimin që Papa Françesku po i bën Kishës Katolike. “Një anije pa timon”, e ka quajtur Burke mënyrën sesi po drejton Bergolio, duke nënvizuar gjithsesi se ku nuk është një sulm me natyrë personale, por një kontestim ndaj drejtimit. Burke ka dhënë një intervistë për të përjavshmen katolike spanjolle, “Vida Nueva”, ku ka shpjeguar se mendimet e tij ndahen nga shumë të tjerë brenda kishës, që po ndjejnë se “anija e kishës ka humbur rrugën”.
Zvicër, shqiptarët protestojnë dhe fluturojnë një “dron” me flamur brenda selisë së UEFA-s
Një grup shqiptarësh nga Zvicra dhe vendet e tjera evropiane janë bashkuar sot për të protestuar para zyrave të UEFA-s në Nyon kundër vendimit të komisionit të Disiplinës së UEFA-s për ndeshjen Serbi- Shqipëri të 14 tetorit. Me flamuj kombëtar në duar, pankarta e brohoritje ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me vendimin e UEFA-s, e cila i dha fitore kombëtares së Serbisë në tavolinë me rezultat 3:0.
Prokuroria mbyll hetimet, zbardhet dosja me 38 akuza. Ja ngjarjet ku dyshohet se është implikuar grupi i “vrasjeve me porosi"
Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim kërkesën ndaj disa shtetasve, të përfshirë në atë që konsiderohet si “grupi i vrasësve me porosi”. Hetimi ka nisur në Janar të vitit 2014, pas disa atentatesh me armë zjarri dhe lëndë plasëse që ndodhën ose mbetën në tentativë në Vlorë dhe Tiranë. "Në përfundim të këtyre hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë të pandehur 7 persona, si pjesë e grupit te strukturuar kriminal.
“Mbrojtja civile”, formacion paraushtarak, operon ende në veri të Kosovës
Në veri të Kosovës vazhdon të veprojë formacioni paraushtarak “Mbrojtja civile”. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi thotë se ata nuk janë sistemuar ende në strukturat e sigurisë. Ndonëse me Marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur me ndërmjetësimin e Brukselit, parashihet zhbërja e strukturave paralele, përfshirë ato sigurisë, integrimi i tyre në sistemin kosovar nuk duket se është duke ndodhur ende.
Ngjela shkruan se të gjithë kanë frikë, sidomos Kryeministri Rama. Për Metën thotë se iu refuzua viza për në SHBA, kurse Berisha ka frikë nga burgu
Spartak Ngjela shkruan në profilin e tij në “Facebook” për situatën politike në vend, për veprimet dhe perspektivën e kryeministrit, kreut të Kuvendit Ilir Meta, por edhe të ish-kryeministrit Sali Berisha. Për Ngjelën që të tre këta kanë frikë, madje në qëndrimet e tyre publike udhëhiqen nga frika. Rama ka frikë thuajse nga çdo gjë, sidomos nga kriza ekonomike; madje sipas Ngjelës, krekosjet dhe kërcënimet e Sajmir Tahirit, kanë për synim pikërisht të heqë frikën e “kryeministrit që quhet Rama, por që mund të kishte çfardo lloj emri tjetër”. Po Meta nga se duhet të ketë frikë?
Alarm i OKB-së për efektin serë: Ngrohja globale, niveli më i lartë në 800 mijë vjet
Përqendrimet e gazeve serë në atmosferë kanë arritur nivelet më të larta "në 800,000 vjet”. Agjensia ANSA bën të ditur se "ka mbetur pak kohë" për të mbajtur rritjen e temperaturës edhe me 2 gradë Celsius më shumë. Kjo sipas një raporti të Grupit të Ekspertëve të OKB-së (Ipcc) për klimën. "Veprimi kundër ndryshimeve klimatike mund të kontribuojë për prosperitetin ekonomik, shëndet të mirë dhe një qytet më të ndritshme", tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, pas publikimit të raportit të ri në Kopenhagen mbi ndryshimin e klimës.
Isa Mustafa mes dy zjarreve. Kujt i takon posti i kryeministrit, atij apo Ramush Haradinajt?
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ndodhet mes të dy zjarreve. Gazeta “Tribuna” shkruan se nga njëra anë ai po përballet me presionin e anëtarësisë së LDK-së, e cila po kërkon zbatimin e marrëveshjes së Bllokut LVAN, në mënyrë që pozita e kryeministrit t’i takojë LDK-së. Nga ana tjetër, po përballet me presionin e partisë së Ramush Haradinaj, AAK-së, e cila po kërkon respektimin e marrëveshjes së 10 qershorit. Mbi bazën e kësaj marrëveshjeje, kryeministër është nominuar Ramush Haradinaj e jo Isa Mustafa.
“Fyeu Arbnorin”, gjykata dëmshpërblen bashkëshorten
Gjykata vendos të dëmshpërblejë moralisht familjen e Pjetër Arbnorit, i cilësuar si “Mandela” i Shqipërisë, pasi në një libër me autor ish-të dënuarin politik, T. K., ai cilësohet si “bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. “Gazeta Shqiptare” shkruan se dy shkallët e gjyqësorit detyrojnë të paditurin T. K., autor i librit, “Don Sllobodani i Serbisë” të dëmshpërblejë me 1 mijë lekë si dëm moral që u ka shkaktuar familjarëve të të ndjerit.
Namik Kopliku në “Shqip”: Mes PS-së dhe LSI-së ka “luftë” për punësimet në administratë
Deputeti i PS-së, Namik Kopliku, në një intervistë për gazetën “Shqip”, shprehet se pas një viti qeverisjeje, e majta ka nisur një procedurë të verifikimeve të emërimeve në administratë, të cilat kanë qenë në fokus të akuzave nga opozita si emërime politike, por dhe vetë brenda këtij koalicioni ka pasur përplasje.
“Evropa e Lirë”: Beogradi hap dyert për median ruse
Rrjeti mediatik rus “Russia Today (RT)” ka paralajmëruar se mund të hapë zyrë në Serbi. “Evropa e Lirë” raporton se fillimisht është thënë se ky grup do ta hapë faqen e internetit në gjuhën serbe, ndërkaq që në pranverën e vitit të ardhshëm pritet edhe hapja e një radio stacioni.