Zvicër, shqiptarët protestojnë dhe fluturojnë një “dron” me flamur brenda selisë së UEFA-s

Postuar në 02 Nëntor, 2014 09:01

Një grup shqiptarësh nga Zvicra dhe vendet e tjera evropiane janë bashkuar sot për të protestuar para zyrave të UEFA-s në Nyon kundër vendimit të komisionit të Disiplinës së UEFA-s për ndeshjen Serbi- Shqipëri të 14 tetorit.  Me flamuj kombëtar në duar, pankarta e brohoritje ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me vendimin e UEFA-s, e cila i dha fitore kombëtares së Serbisë në tavolinë me rezultat 3:0.

Protestës nuk i ka munguar as veprimi i kthyer tashmë në modë.  Një dron i telekomanduar që mbante flamurin shqiptar është futur në selinë e UEFA-s për t’i kujtuar kësaj të fundit, dhunën e  pandëshkuar të ushtruar mbi Kombëtaren shqiptare nga serbët.  “Kanë qënë shqiptarët e Zvicrës por edhe nga vende të tjera, ata që kanë organizuar sot protestën e tyre të paralajmëruar para këtij institucioni, kundër vendimeve që ajo mori ditët e fundit ndaj Kombëtares shqiptare dhe asaj serbe” shkruan “Ora News”.

www.oranews.tv/vendi/zvicer-protestuesit-shqiptare-fluturojne-nje-dron-brenda-selise-se-uefa-s/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.