Prokuroria mbyll hetimet, zbardhet dosja me 38 akuza. Ja ngjarjet ku dyshohet se është implikuar grupi i “vrasjeve me porosi"

Postuar në 02 Nëntor, 2014 08:20

Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim kërkesën ndaj disa shtetasve, të përfshirë në atë që konsiderohet si “grupi i vrasësve me porosi”. Hetimi ka nisur në Janar të vitit 2014, pas disa atentatesh me armë zjarri dhe lëndë plasëse që ndodhën ose mbetën në tentativë në Vlorë dhe Tiranë. "Në përfundim të këtyre hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë të pandehur 7 persona, si pjesë e grupit te strukturuar kriminal. Këtyre personave, Prokuroria për Krime të Rënda u atribuon në total 38 akuza" thuhet në njoftimin që Prokuroria e Përgjithshme ka shpërndarë pasditen e sotme për mediat.

 

                                                             Dosja e plotë e akuzave:

1- Julian Sinanaj, dtl. 1983, akuzohet për 15 vepra penale

-“Vrasje me paramendim për interes” kundër shtetasit Sokol Veizi, e kryer në  bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit  Erjon Mëhillaj, Genis Mëhillaj, Ndricim Gjokona

-“Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenï 278/2;

-”Sigurimi i Kushteve dhe i mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit M.L (inicialet janë të ndryshuara), vepër e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Genis Mëhillaj, Erjon Mëhillaj, Ndricim Gjokona, dhe në bashkëpunim me të pandehurin Marjon Mitro. 

-” Mbajtje pa leje e armëve luftarake

-”Vepra me qëllime terroriste”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurin Andon (alias Erjon) Mëhillaj, që kanë shkaktuar shkatërrimi serioz të pronës private, si dhe kane synuar vrasjen e ish-Drejtorit Përgjithshëm të ALUIZNI-t, z.Ardian Kollozi.

-”Prodhim dhe mbajtje pa leje të lëndëve plasëse” 

-”Vrasje me paramendim për interes” të shtetasit Agron ÇELA, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurin Andon (alias Erjon Mëhillaj)

-”Mbajtje pa leje në ambiente publike të armëve luftarake”, neni 278/4 i K.Penal

-”Vepra me qellim terroriste” mbetur ne tentative kryer në bashkëpunim me Marjon Mitron që ka synuar vrasjen e stetasit Besnik Dervishi ish prefekt i Qarkut të Vlorës.

-”Prodhim, mbajtje dhe shitje të lëndëve plasëse”, konkretisht të  lëndës plasëse që është vendosur në automjetin e Z. Besnik Dervishi  

-”Prodhim dhe mbatjes pa leje ne ambjente publike të armëve e municionit luftarak” që i janë sekuestruar gjatë kontrollit personal në momentin e arrestimit shtetasit Julian Sinanaj, armë që janë blerë tek Albin MEXHA.

-”Sigurim i kushteve dhe burimeve të tjera materiale për të kryer vrasjen” të shtetasit Pirro Bare, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me shtetasit Genis Mëhillaj, Ndricim Gjokona dhe në bashkëpunim me shtetasin Ilir KARCINI.

-”Prodhim dhe mbajtje pa leje në sasi të mëdha, më shumë se një herë të armëve, municionit luftarak lëndëve plasëse

-”Pjesëmarrje në Grup të strukturuar kriminal

-”Kryerja e veprave nga Grupi i strukturuar kriminal

 

2-Andon ( alias Erjon ) Mëhillaj, i dtl. 1975, akuzohet për 6 vepra penale

-“Vrasje me paramendim për interes” kundër shtetasit Sokol Veizi, veper penale e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, me të pandehurit Julian Sinanaj, Genis Mëhillaj, Ndricim Gjokona

-”Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit M.L (inicialet janë të ndryshuara), vepër e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Julian Sinanaj, Genis Mëhillaj, Ndricim Gjokona dhe në bashkëpunim me shtetasin Marjon MITRO

-”Vepra me qëllime terroriste”, kryer në bashkepunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurin Julian SINANAJ që kanë shkaktuar shkatërrim serioz të pronës private, si edhe kanë synuar vrasjen e ish Drejtorit të Pergjithëshëm të ALUIZNIT, z..Ardian Kollozi

-“Vrasje me paramendim për interes” të shtetasit Agron ÇELA, kryer në bashkëpunim në formen e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurin Julian Sinanaj.

-”Pjesëmarrje në Grup të strukturuar criminal

-”Kryerja e veprave nga Grupi i strukturuar kriminal

 

3-Genis (alias Gentjan) Mëhillaj, i dtl. 1970, akuzohet për 5 vepra penale 

-“Vrasje me paramendim për interes” kundër shtetasit Sokol Veizi, veper penale e kryer në  bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Julian Sinanaj, Andon (alias Erjon) Mëhillaj, Ndriçim Gjokona

-”Sigurim i Kushteve dhe i mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit M.L (inicialet janë të ndryshuara), vepër e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Julian Sinanaj Andon Mëhillaj, Ndriçim Gjokona  dhe në bashkëpunim me shtetasin Marjon MITRO.

-”Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit Pirro Bare,   vepër e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Julian Sinanaj, Ndricim Gjokona dhe në bashkëpunim me shtetasin Ilir Karcini

-”Pjesëmarrje  në  Grup të strukturuar kriminal” 

-”Kryerja e veprave nga Grupi i strukturuar kriminal

 

4-Ndriçim Gjokona i dtl. 1983 , akuzohet për 7 vepra penale

-”Vrasja me paramendim për interes” kundër shtetasit Sokol Veizi,  vepër penale e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me te pandehurit  Andon ( alias Erjon) Mëhillaj, Genis (alias Gentjan) Mëhillaj, Julian Sinanaj.

 -”Sigurim i Kushteve dhe i mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit M.L (inicialet janë të ndryshuara), vepër e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Genis Mëhillaj, Erjon Mëhillaj, Julian SINANAJ dhe në bashkepunim me shtetasin Marjon MITRO.

-”Mbajtje pa leje e armëve luftarake

-”Prodhimi dhe mbatje pa leje në ambjente publike të armëve e municionit luftarak” që i ka blere tek shtetasi Albin MEXHA dhe i janë dorëzuar Julian Sinanajt

-”Sigurimi i kushteve dhe burimeve të tjera materiale për të kryer vrasjen” të shtetasit Pirro Bare, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me shtetasit Genis (alias Gentjan) Mëhillaj, Julian SINANAJ dhe në bashkëpunim me shtetasin Ilir Karcini.

-”Pjesëmarrje në  Grup të strukturuar kriminal”.

-”Kryerje e veprave nga Grupi i strukturuar kriminal

5- Marjon Mitro, i dtl.. 1972, akuzohet për 3 vepra penale

-”Sigurimi i Kushteve dhe i mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit M.L (inicialet janë të ndryshuara), vepër e kryer në bashkëpunim me të pandehurit Julian Sinanaj, Genis (alias Gentjan ) Mëhillaj, Andon (alias Erjon) Mëhillaj, Ndricim Gjokona.

-”Vepra me qëllime terroriste” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim me Julian Sinanajn, që kanë synuar vrasjen e shtetasit Besnik Dervishi ish- prefekt i Qarkut të Vlorës.

-”Prodhimi, mbajtja në ambjente publike dhe shitje të lëndëve plasëse” konkretisht të  lëndës plasëse që është vendosur në automjetin e Z. Besnik Dervishi

6-Albin Mexhaj, i dtl. 1985, akuzuar për 1 vepër penale

-”Trafikim i armëve dhe municionit luftarak”, ku në tre raste u ka shitur armë dhe  municion luftarak të pandehurve Julian Sinanaj dhe Ndricim  Gjokona

7- Ilir Karçini i dtl. 1969 , akuzuar për 1 vepër penale

Sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale” për kryerjen e vrasjes së shtetasit Pirro Bare, vepër kjo e kryer në bashkëpunim me të pandehurit Julian Sinanaj, Genis Mëhillaj dhe Ndricim Gjokona

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.