“Mbrojtja civile”, formacion paraushtarak, operon ende në veri të Kosovës

Në veri të Kosovës vazhdon të veprojë formacioni paraushtarak “Mbrojtja civile”. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi thotë se ata nuk janë sistemuar ende në strukturat e sigurisë. Ndonëse me Marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur me ndërmjetësimin e Brukselit, parashihet zhbërja e strukturave paralele, përfshirë ato sigurisë, integrimi i tyre në sistemin kosovar nuk duket se është duke ndodhur ende.
Gazeta “Express” shkruan se në një raport që ekzekutivi i Kosovës gjatë muajit tetor i ka dorëzuar Bashkimit Evropian, përmendet ekzistimi i një strukture paramilitare serbe që vepron lirshëm në veri të Kosovës.
Për më shumë: http://www.gazetaexpress.com/lajme/mbrojtja-civile-ende-operon-ne-veri-56074/
n.k
Add new comment