“Fyeu Arbnorin”, gjykata dëmshpërblen bashkëshorten

Postuar në 02 Nëntor, 2014 06:32

Gjykata vendos të dëmshpërblejë moralisht familjen e Pjetër Arbnorit, i cilësuar si “Mandela” i Shqipërisë, pasi në një libër me autor ish-të dënuarin politik, T. K., ai cilësohet si “bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. “Gazeta Shqiptare” shkruan se dy shkallët e gjyqësorit detyrojnë të paditurin T. K., autor i librit, “Don Sllobodani i Serbisë” të dëmshpërblejë me 1 mijë lekë si dëm moral që u ka shkaktuar familjarëve të të ndjerit.

Në vendimin e gjykatës thuhet se: ‘Ekziston një dëm i shkaktuar nga ana e të paditurit kundrejt paditësve si trashëgimtarë ligjorë të të ndjerit Pjetër Arbnori. Ky dëm është shkaktuar duke fyer kujtimin e të vdekurit me përhapjen e të dhënave të rreme dhe fyese. Gjykata detyron gjithashtu T. K. t’u kërkojë ndjesë trashëgimtarëve të të ndjerit Pjetër Arbnorit për shqetësimet e shkaktuara nga këto shkrime”.

Artikulli i plotë: http://balkanweb.com/fyeu-arbnorin-gjykata-demshperblen-bashkeshorten/

n.k

Comments

Submitted by Diferenca eshte... (not verified) on

<p>Avash avash,</p><p>po shkojme drejt pranimit te Nudos Zyrtare se</p><p>ndersa Lufta Nacional-Clirimtare dhe ajo per Ndertimin e Bazave te Socializmit, ishte Tragjike,</p><p>kjo tjetra, dekretimi i Pluralizmit si kalim Stafete, ishte trajta Komike e po asaj farse...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.