Isa Mustafa mes dy zjarreve. Kujt i takon posti i kryeministrit, atij apo Ramush Haradinajt?

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ndodhet mes të dy zjarreve. Gazeta “Tribuna” shkruan se nga njëra anë ai po përballet me presionin e anëtarësisë së LDK-së, e cila po kërkon zbatimin e marrëveshjes së Bllokut LVAN, në mënyrë që pozita e kryeministrit t’i takojë LDK-së. Nga ana tjetër, po përballet me presionin e partisë së Ramush Haradinaj, AAK-së, e cila po kërkon respektimin e marrëveshjes së 10 qershorit. Mbi bazën e kësaj marrëveshjeje, kryeministër është nominuar Ramush Haradinaj e jo Isa Mustafa. Ky i fundit, ka kërkuar nga partnerët e koalicionit të reflektojnë duke aluduar në ridizajinimin e marrëveshjes së Bllokut. Por vetëm pak orë me vonë, deklarata i tij ka ndryshuar, duke thënë së marrëveshja e Bllokut është e qëndrueshme. Gazeta “Tribuna” shkruan gjithashtu se ky ndryshim i qëndrimeve brenda ditës të liderit të LDK-së, vlerësohet të këtë ardhur pas një deklarate për media të AAK-së, e cila kishte kërkuar nga partnerët e Bllokut t’i qëndrojnë besnik marrëveshjes së arritur për krijimin e institucioneve të reja.
L.V
Add new comment