Ngjela shkruan se të gjithë kanë frikë, sidomos Kryeministri Rama. Për Metën thotë se iu refuzua viza për në SHBA, kurse Berisha ka frikë nga burgu

Postuar në 02 Nëntor, 2014 07:45

Spartak Ngjela shkruan në profilin e tij në “Facebook” për situatën politike në vend, për veprimet dhe perspektivën e kryeministrit, kreut të Kuvendit Ilir Meta, por edhe të ish-kryeministrit Sali Berisha. Për Ngjelën që të tre këta kanë frikë, madje në qëndrimet e tyre publike udhëhiqen nga frika. Rama ka frikë thuajse nga çdo gjë, sidomos nga kriza ekonomike; madje sipas Ngjelës, krekosjet dhe kërcënimet e Sajmir Tahirit, kanë për synim pikërisht të heqë frikën e “kryeministrit që quhet Rama, por që mund të kishte çfardo lloj emri tjetër”. Po Meta nga se duhet të ketë frikë? Shtrohet kjo pyetje, pasi mitet e bazës së majtë, e përflasin si njeri që nuk ka frikë. “Meta ka frikë, edhe pse është Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Natyrisht ky ka frikë nga burgu, sepse ka vjedhur dhe ka abuzuar dhe vijon të abuzojë me pushtetin: me të gjithë ministrat e tij, të cilëve iu kërkon haraç mujor. Është i papranueshëm Meta ndërkombëtarisht dhe sapo ia refuzuan vizën për në SHBA; dhe kjo e tremb edhe më shumë, prandaj është plakur...”, shkruan Ngjela. Sa për Berishën ai ka frikë nga burgu, për shkak të abuzimeve të mëdha, por edhe nga reagimet brenda PD-së. Kësaj qasjeje i mungon vetëm analiza se këta të tre mund të bëhen bashkë, për të rilindur edhe njëherë siç edhe është praktika e këtyre 23 vjetëve.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.