Namik Kopliku në “Shqip”: Mes PS-së dhe LSI-së ka “luftë” për punësimet në administratë

Deputeti i PS-së, Namik Kopliku, në një intervistë për gazetën “Shqip”, shprehet se pas një viti qeverisjeje, e majta ka nisur një procedurë të verifikimeve të emërimeve në administratë, të cilat kanë qenë në fokus të akuzave nga opozita si emërime politike, por dhe vetë brenda këtij koalicioni ka pasur përplasje.
Grupi i punës, sipas deputetit të PS-së, ka evidentuar raste të përplasjeve në emërime të niveleve të dyta, ku, sipas tij, institucionet që drejtohen nga LSI-ja nuk duhet të punësojnë vetëm militantë të kësaj partie. E njëjta kritikë vjen dhe për ato që drejtohen nga PS-ja.
n.k
Add new comment