“Evropa e Lirë”: Beogradi hap dyert për median ruse

Rrjeti mediatik rus “Russia Today (RT)” ka paralajmëruar se mund të hapë zyrë në Serbi. “Evropa e Lirë” raporton se fillimisht është thënë se ky grup do ta hapë faqen e internetit në gjuhën serbe, ndërkaq që në pranverën e vitit të ardhshëm pritet edhe hapja e një radio stacioni.
Hulumtuesit e opinionit publik dhe njohësit e zhvillimeve në Serbi, vlerësojnë se ky lajm vjen në kohën kur marrëdhëniet e Rusisë me perëndimin janë tensionuar. Por, çfarë thonë qytetarët në Serbi, lidhur me lajmin se “Russia today” do të jetë e pranishme edhe në vendin e tyre? Shumica e tyre e shohin si lajm pozitiv.
Për më shumë: http://www.evropaelire.org/content/article/26659900.html
n.k
Add new comment