Kreu i Segnatura Apostolica, gjykatës së Vatikanit, kardinali Burke: “Me Françeskun, Kisha i ngjan një anijeje pa timon”

Postuar në 02 Nëntor, 2014 09:22

Kardinali amerikan Raymond Burke ka kritikuar drejtimin që Papa Françesku po i bën Kishës Katolike. “Një anije pa timon”, e ka quajtur Burke mënyrën sesi po drejton Bergolio, duke nënvizuar gjithsesi se ku nuk është një sulm me natyrë personale, por një kontestim ndaj drejtimit. Burke ka dhënë një intervistë për të përjavshmen katolike spanjolle, “Vida Nueva”, ku ka shpjeguar se mendimet e tij ndahen nga shumë të tjerë brenda kishës, që po ndjejnë se “anija e kishës ka humbur rrugën”. Burke është kreu i gjykatës më të lartë në Vatikan, njohur si Segnatura Apostolica, por përflitet se ai do të largohet për të marrë drejtimin e Urdhrit të Maltës.

http://www.huffingtonpost.com/2014/11/02/cardinal-burke-pope-francis_n_6...  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.