Alarm i OKB-së për efektin serë: Ngrohja globale, niveli më i lartë në 800 mijë vjet

Postuar në 02 Nëntor, 2014 07:31

Përqendrimet e gazeve serë në atmosferë kanë arritur nivelet më të larta "në 800,000 vjet”. Agjensia ANSA bën të ditur se "ka mbetur pak kohë" për të mbajtur rritjen e temperaturës edhe me 2 gradë Celsius më shumë. Kjo sipas një raporti të Grupit të Ekspertëve të OKB-së (Ipcc) për klimën. "Veprimi kundër ndryshimeve klimatike mund të kontribuojë për prosperitetin ekonomik, shëndet të mirë dhe një qytet më të ndritshme", tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, pas publikimit të raportit të ri në Kopenhagen mbi ndryshimin e klimës. "Ky është vlerësim më të plotë rreth ndryshimeve klimatike i bërë ndonjëherë. Ne duhet të veprojmë tani për të reduktuar emetimet e CO2 dhe për të shmangur një përkeqësim të klimës, e cila nxehet më shpejt se kurrë më parë", shtoi ai. Raporti thotë se emetimet botërore të gazeve serë duhet të reduktohet nga 40-70% deri në vitin 2050 dhe të  zhduket në vitin 2100.

 

L.V

 

http://www.ansa.it/web/notizie/canali/energiaeambiente/clima/2014/11/02/onu-gas-serra-ai-massimi-da-800-mila-anni_6f15e6f1-2047-4312-9bbf-fc59ecd195f9.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.