Zgjedhje presidenciale në Ukrainën lindore. Kievi zyrtar nis hetim për prishje të rendit kushtetues dhe akuzon se mjete dhe trupa po zhvendosen nga Rusia

Në Ukrainën lindore janë zhvilluar zgjedhjet në të cilat kryeministri i asaj që është vetëquajtur si Republika e Donteskut, Alexandr Zakharcenko, është zgjedhur president me 81. 37% të votave. Kievi zyrtar ka nisur hetimet për këtë çështje, duke qenë se ajo mendohet se kërcënon rendin kushtetues dhe marrjen përmes këtij akti, të pushtetit. Në të njëjtën kohë, Kievi deklaron se nga Rusia po vijon zhvendosja e trupave dhe e mjeteve ushtarake drejt juglindjes ukrainase. Zhvillimet ndoshta janë në linjën e lajmeve të javës së shkuar që përflisin meszhe të Moskës për ndarje të Ukrainës.
s.z
Add new comment