Politika e Prishtinës, java e fundit për marrëveshje. Në të kundërt, zgjedhje të reja

Nga sot deri në fund të javës, është afati i fundit që liderët e partive politike në Kosovë kanë, nëse duhet të bien në akord për një marrëveshje për zgjidhjen e ngërçit politik. Në të kundërt presidentja do të nisë bisedimet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Zyrtarë të presidencës pohuan për mediat e Prishtinës se java e dytë e nëntorit do të jetë edhe koha e shpalljes së zgjedhjeve të reja nëse partitë politike nuk arrijnë një marrëveshje. Duket se ende asnjëra prej partive politike nuk hap rrugë, ndërsa kriza ka lënë vendin edhe pa miratimin e buxhetit. Edhe pse një ditë më parë për u miratua projektligji për buxhetin 2015 si të paligjshëm, qeveria aktuale nuk ka të sigurt të ardhmen dhe ai projekt mund të ndryshojë shumë shpejt.
a.k
Add new comment