Arkiv-Lajme

KLSH raport për Bankën e Shqipërisë: Shpërblime e paga të fryra, janë shkelur rregullat me tenderat

Postuar në 30 Tetor, 2014 01:55

Në thellim të hetimeve mbi skandalet brenda Bankës së Shqipërisë, në “Gazeta Shqiptare” sot flitet për shkelje të konsiderueshme me tenderat, shpërblime e paga të fryra, abuzime me fondet për ristrukturimin e objekteve, abuzime me shpenzimet operative. Këto janë vetëm disa prej serisë së gjatë të shkeljeve që zbardh raporti përfundimtar i Kontrollit të Lartë të Shtetit për auditimin e kryer në këtë institucion në vitin 2013.

Ngërçi në Kosovë/ Analistët: Blloku i bllokuar në vetvete

Postuar në 30 Tetor, 2014 01:41

Analistët politik në Kosovë thonë se kërkesa e kreut të AAK-së që presidentja të ndikojë tek kryesuesja, Flora Brovina, në thirrjen e seancës, nuk është zgjidhje për tejkalimin e bllokadës politike. Gazeta “Tribuna” në shkrimin e saj qendror shkruan se Blloku paszgjedhor ka vetëm dy opsione: I pari, sipas tyre, është rishikimi i marrëveshjes për ndarjen e posteve ose komunikimi me PDK-në. Në të kundërt, sipas tyre, zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme.

Elton John: “Papa Françesku është heroi im”

Postuar në 29 Tetor, 2014 16:46

Këngëtari i njohur britanik Elton John, ka shprehur admirimin e tij maksimal për Papa Françeskun, të cilin e ka quajtu “heroi im”. “Është një njeri i dhembshur që kërkon përfshirjen e të gjithëve në dashurinë e Zotit. Është e jashtëzakonshme ajo që po kërkon të bëjë kundër shumë, shumë personave brenda kishës. Është kurajoz dhe trim dhe është kjo ajo që kemi nevojë sot në botë”, tha John. John është një homoseksual i deklaruar dhe deklaratat e tij ndoshta i bëjnë jehonë përpjekjeve  të Françeskut për të bërë një lloj hapje të Kishës në drejtim të kësaj kategorie.

Pas bizneseve, radhën e kanë konsumatorët familjarë që vjedhin energjinë

Postuar në 29 Tetor, 2014 15:27

Aksionit të policisë për arrestimin e vjedhësve të energjisë nuk do t’i shpëtojnë as konsumatorët familjarë. Kreu i OSHEE-së, Arben Seferi teksa prezantoi bashkë me drejtuesit e policisë së qarkut të Tiranës rezultatet e ditës së dytë të aksionit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme tha se pas bizneseve radhën e kanë qytetarët që kanë abuzuar me energjinë elektrike.

Zonat më problematike sa i takon vjedhjes së  energjisë elektrike janë periferia e Tiranës si dhe qytetet Shkodër, Kukës, Durrës e Fier.

Putin: “Koha për një Rend të Ri Botëror”

Postuar në 29 Tetor, 2014 14:58

Kremlini zyrtar kërkon rishikimin e rendit ndërkombëtar, duke bërë ndoshta të vetin parimn e multipolaritetit. Ndonëse sistemi ndërkombëtar ndërtohet formalisht mbi disa parime të kristalizuar mirë, aktete e njëanshme, që nuk kanë munguar edhe në vitet e fundit, duket se kanë nxjerrë në periferi sistemin ndërkombëtar, si  mjedis të trajtimit real të problemeve. Kështu presidenti rus, Vladimir Putin, ka folur në 24 tetor në Soçi, me rastin e diskutimeve në “Valdai International Duscussion Club”, ku ka apeluar për vendosjen e një Rendi të ri Botëror.

Debati për energjinë, Berisha: “FMN-ja kërkoi mosrritjen e çmimit. Avokatë të mëdhenj siguruan qeverinë tonë për fitore me CEZ në arbitrazh”

Postuar në 29 Tetor, 2014 14:40

Debati për energjinë duket se ka krijuar një dritare të re veprimi për opozitën. Ish-kryeministri Berisha ka postuar në “Facebook” disa të dhëna që kërkojnë një përgjijgje zyrtare: “Rama gënjeu kur tha se heqja e fashës, pra rritja e çmimit të energjisë, kërkohet nga FMN-ja. E vërteta është se FMN-ja para 4 ditësh ka kërkuar të mos rritet çmimi i energjisë dhe ka paralajmëruar se kjo rritje do ketë pasoja serioze në ekonomi.

Hiqet fasha 300 KW/h për energjinë, nuk dihet çmimi i ri. Ndryshon skema e kompesimit për shtresat në nevojë

Postuar në 29 Tetor, 2014 14:11

Qeveria zbardh hap pas hapi vendimin që ka marrë për ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike. Sot kryeministri Rama gjatë një takimi me pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar tha se qeveria kishte zgjedhur si alternativë heqjen e fashës prej 300 kilovat orësh dhe vendosjen e një çmimi unik për të gjithë konsumatorët.

Kreu i qeverisë ripërsëriti të njëjtin qëndrim se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë, por nuk sqaroi  mënyrën sesi do të llogaritet tarifimi i energjisë pas heqjes së fashës prej 300 kilovat orësh.

Tensioni mes Qipros e Turqisë, Greqia nis në Detin Mesdhe një anije luftarake dhe një nëndetëse

Postuar në 29 Tetor, 2014 13:41

Greqia ka nisur drejt ujërave të Mesdheut Lindor një anije luftarake dhe një nëndetëse të flotës së saj detare, pas tensioneve në rritje mes Qipros dhe Turqisë.

Ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos tha se dërgimi i dy mjeteve luftarake detare është bërë në kuadër të detyrimeve ndërkombëtare që Greqia ka si vend i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s, por mediat vendase shkruajnë se prezenca ushtarake greke në Mesdheun Lindor lidhet me futjen e anijes eksploruese turke “Barabarosa” në Zonën Ekskluzive Ekonomike të Qipros.

Opozita, apel faktorit ndërkombëtar për të monitoruar "bllokimin dhe presionin që po bëhet ndaj Presidentit dhe Gjykatës së Lartë"

Postuar në 29 Tetor, 2014 11:24

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, përsëriti sot kërkesën për marrëveshje nën mbikëqyrje ndërkombëtare, për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuiese. Paloka i është përgjigjur apelit të kreut të Kuvendit, Ilir Meta, që ftoi opozitën të bëhet pjesë e punimeve parlamentare. "I bëjmë të qartë sot bashkëkryetarit të mazhorancës se ngritja e komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita është detyrim kushtetues i kryetarit të Parlamentit. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me detyrimin ligjor, kushtetues.

Propozohet alternativë për kutinë e ndihmës së shpejtë për drejtuesit e automjeteve

Postuar në 29 Tetor, 2014 09:10

Ditët e fundit ndaj drejtuesve të automjeteve po kërkohet edhe kutia e ndihmës së shpejtë, mungesa e së cilës çon në gjobë. Për këtë arsye dyndja në faramci ka qenë e madhe dhe një kronikë të posaçme për këtë, e transmetoi para disa ditëve edhe “Top-Channel”. Çështja mund të kalojë edhe në debat politik, pasi nuk mungojnë zërat se në kërkesën më të fundit të policisë, fshihet një interes ekonomik që në thelb mund të zbulohet si konflikt interesi. Gjithçka mbetet një spekullim, por interesant është fakti se nuk mungojnë edhe kundërmasat që sugjerohen ndaj kërkesës së policisë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme