Pas bizneseve, radhën e kanë konsumatorët familjarë që vjedhin energjinë

Aksionit të policisë për arrestimin e vjedhësve të energjisë nuk do t’i shpëtojnë as konsumatorët familjarë. Kreu i OSHEE-së, Arben Seferi teksa prezantoi bashkë me drejtuesit e policisë së qarkut të Tiranës rezultatet e ditës së dytë të aksionit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme tha se pas bizneseve radhën e kanë qytetarët që kanë abuzuar me energjinë elektrike.
Zonat më problematike sa i takon vjedhjes së energjisë elektrike janë periferia e Tiranës si dhe qytetet Shkodër, Kukës, Durrës e Fier.
Në ditën e dytë të aksionit të policisë dhe OSHEE-së u arrestuan në flagrancë 63 persona dhe u ndërprenë 118 lidhje të paligjshme të energjisë.
Në pranga u vunë edhe dy elektricistë, punonjës të Operatorit Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, një në Tiranë dhe një në Shkodër.
l.m
Add new comment