Debati për energjinë, Berisha: “FMN-ja kërkoi mosrritjen e çmimit. Avokatë të mëdhenj siguruan qeverinë tonë për fitore me CEZ në arbitrazh”

Postuar në 29 Tetor, 2014 14:40

Debati për energjinë duket se ka krijuar një dritare të re veprimi për opozitën. Ish-kryeministri Berisha ka postuar në “Facebook” disa të dhëna që kërkojnë një përgjijgje zyrtare: “Rama gënjeu kur tha se heqja e fashës, pra rritja e çmimit të energjisë, kërkohet nga FMN-ja. E vërteta është se FMN-ja para 4 ditësh ka kërkuar të mos rritet çmimi i energjisë dhe ka paralajmëruar se kjo rritje do ketë pasoja serioze në ekonomi. Rama gënjeu shqiptarët kur tha se rritja e çmimit nuk ka lidhje me tërheqjen nga arbitrazhi me ÇEZ dhe firmosjen e marrëveshjes korruptive nga qeveria me këëtë kompani. Avokatë të mëdhenj ndërkombëtarë kishin garantuar qeverinë tonë se do fitonte arbitrazhin me ÇEZ. Kjo sepse kompanitë e auditit, ndër më seriozet në botë, në raportet e tyre faktonin se ÇEZ i detyrohej Shqipërisë, sipas faturave origjinale të pranuara prej tij, 623 milionë euro, kurse pala shqiptare kishte dokumente për një detyrim të ÇEZ që arrin në 3,2 miliardë euro”, shkruan Berisha.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.