Hiqet fasha 300 KW/h për energjinë, nuk dihet çmimi i ri. Ndryshon skema e kompesimit për shtresat në nevojë

Postuar në 29 Tetor, 2014 14:11

Qeveria zbardh hap pas hapi vendimin që ka marrë për ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike. Sot kryeministri Rama gjatë një takimi me pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar tha se qeveria kishte zgjedhur si alternativë heqjen e fashës prej 300 kilovat orësh dhe vendosjen e një çmimi unik për të gjithë konsumatorët.

Kreu i qeverisë ripërsëriti të njëjtin qëndrim se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë, por nuk sqaroi  mënyrën sesi do të llogaritet tarifimi i energjisë pas heqjes së fashës prej 300 kilovat orësh.

Kryeministri foli për një reformë që nuk do të prekë shtresat në nevojë dhe lajmëroi ndryshimin e skëmës së kompesimit për kategoritë që trajtohen me pensione dhe pagesa të ndihmës ekonomike.

Ai tha se subvencionet për energjinë do të zëvendësohen me rritjen e pagave për pensionistët kryefamiljarë, rritjen e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë dhe rritjen e pagës për personat me aftësi të kufizuar.

Sipas kryeministrit do jenë rreth 200 mijë familje që do kompesohen për ndryshimin e cmimit nga heqja e fashës së energjisë.

Teksa e quajti të domosdoshëm aksionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë, kryeministri tha se qeverisë do t’i duhet të përballet me këtë fenomen për një periudhë 3-vjeçare

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.