Ngërçi në Kosovë/ Analistët: Blloku i bllokuar në vetvete

Postuar në 30 Tetor, 2014 01:41

Analistët politik në Kosovë thonë se kërkesa e kreut të AAK-së që presidentja të ndikojë tek kryesuesja, Flora Brovina, në thirrjen e seancës, nuk është zgjidhje për tejkalimin e bllokadës politike. Gazeta “Tribuna” në shkrimin e saj qendror shkruan se Blloku paszgjedhor ka vetëm dy opsione: I pari, sipas tyre, është rishikimi i marrëveshjes për ndarjen e posteve ose komunikimi me PDK-në. Në të kundërt, sipas tyre, zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme. Ndërkohë, Arber Vllahiu, zëdhënës i presidentes nuk ka treguar nëse presidentja do të ndikojë në thirrjen e seancës, sepse sipas tij, presidentja është garantuese dhe jo imponuese e funksionimit demokratik të institucioneve. “Presidentja është garantuese dhe jo imponuese e funksionimit demokratik të institucioneve dhe kompetencat e saj janë të përcaktuara qartë më Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Seanca konstituive e thirrur nga presidentja për 17 korrik nuk është përmbyllur ende”, ka thënë Vllahiu. Ndërkaq, Petrit Zogaj, nga Lëvizja Fol, është shprehur se prej çastit kur tri partitë politike dhe më pas edhe VV–ja kanë krijuar një bllok përballë PDK-së, ky Bllok është bllokuar në vetvete dhe nuk ka asnjë alternative të rrugëdaljes nga kjo situatë

 

L.V

 

http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=2&LajmID=87727

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.