Putin: “Koha për një Rend të Ri Botëror”

Kremlini zyrtar kërkon rishikimin e rendit ndërkombëtar, duke bërë ndoshta të vetin parimn e multipolaritetit. Ndonëse sistemi ndërkombëtar ndërtohet formalisht mbi disa parime të kristalizuar mirë, aktete e njëanshme, që nuk kanë munguar edhe në vitet e fundit, duket se kanë nxjerrë në periferi sistemin ndërkombëtar, si mjedis të trajtimit real të problemeve. Kështu presidenti rus, Vladimir Putin, ka folur në 24 tetor në Soçi, me rastin e diskutimeve në “Valdai International Duscussion Club”, ku ka apeluar për vendosjen e një Rendi të ri Botëror. Në fund të fundit, një botë unipolare, është një apologji për një diktaturë mbi njerëzit dhe mbi shtetet. Sot nuk ka më garanci se sistemi aktual i sigurisë globale dhe rajonale është i aftë të garantojë mbrojtje ndaj të trazirave”, tha Putin. Qëndrimin e Putin, i njohur tashmë ptrej vitesh e ka zgjeruar kreu i Institutit për Studime Strategjike, Alexander Konovalov, i cili ndër të tjera ka thënë: “Lufta e Ftohtë mbaroi, por nuk pati marrëveshje paqeje, apo një parim të gjithëpranuar për marrëdhëniet recpiroke. Ne duihet t’i krijojmë ato, por askush nuk e di se kush duhet ta përkufiuzojë këtë rend të ri botëror”, tha ai.
http://rbth.com/international/2014/10/29/time_to_establish_a_new_world_o...
s.z
Add new comment