Tensioni mes Qipros e Turqisë, Greqia nis në Detin Mesdhe një anije luftarake dhe një nëndetëse

Greqia ka nisur drejt ujërave të Mesdheut Lindor një anije luftarake dhe një nëndetëse të flotës së saj detare, pas tensioneve në rritje mes Qipros dhe Turqisë.
Ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos tha se dërgimi i dy mjeteve luftarake detare është bërë në kuadër të detyrimeve ndërkombëtare që Greqia ka si vend i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s, por mediat vendase shkruajnë se prezenca ushtarake greke në Mesdheun Lindor lidhet me futjen e anijes eksploruese turke “Barabarosa” në Zonën Ekskluzive Ekonomike të Qipros.
Sipas mediave greke autoritetet turke kanë sqaruar se misioni i anijes “Barbarosa” nuk ka për qëllim shfrytëzimin e Zonës Ekskluzive Qipriote, por lidhet me kërkime sizmiologjike.
I pyetur në konferencën e përbashkët me presidentin qipriot, kryeministri grek hodhi poshtë këtë version dhe tha se nuk ka asnjë dyshim se Zona Ekskluzive Ekonomike e Qipros është e pacënuar nga turqit.
Në ujërat qipriote kanë filluar prej muajsh shpimet për naftë në bashkëpunim edhe me qeverinë izraelite, pas zbulimit të rezervave të mëdha të hidrokarbureve që shtrihen në këtë zonë të Detit Mesdhe.
l.m
Add new comment