Opozita, apel faktorit ndërkombëtar për të monitoruar "bllokimin dhe presionin që po bëhet ndaj Presidentit dhe Gjykatës së Lartë"

Postuar në 29 Tetor, 2014 11:24

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, përsëriti sot kërkesën për marrëveshje nën mbikëqyrje ndërkombëtare, për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuiese. Paloka i është përgjigjur apelit të kreut të Kuvendit, Ilir Meta, që ftoi opozitën të bëhet pjesë e punimeve parlamentare. "I bëjmë të qartë sot bashkëkryetarit të mazhorancës se ngritja e komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita është detyrim kushtetues i kryetarit të Parlamentit. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me detyrimin ligjor, kushtetues. Opozita ka plotësisht të drejtë kur kërkon një marrëveshje me mbikëqyrje ndërkombëtare, në mënyrë që zbatimi i Kushtetutës të mos jetë peng i humorit dhe as i klimës mes dy bashkkryetarëve të mazhorancës”, tha Paloka që ka ftuar të gjithë faktorin ndërkombëtar "të ndjekë nga afër bllokimin antikushtetues që po i bëhet Gjykatës së Lartë dhe presionit që i bëhet Presidentit të Republikës për të bërë pazar në perzgjedhjen e kandidateve për në Gjykatën e Lartë”. s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.