KLSH raport për Bankën e Shqipërisë: Shpërblime e paga të fryra, janë shkelur rregullat me tenderat

Postuar në 30 Tetor, 2014 01:55

Në thellim të hetimeve mbi skandalet brenda Bankës së Shqipërisë, në “Gazeta Shqiptare” sot flitet për shkelje të konsiderueshme me tenderat, shpërblime e paga të fryra, abuzime me fondet për ristrukturimin e objekteve, abuzime me shpenzimet operative. Këto janë vetëm disa prej serisë së gjatë të shkeljeve që zbardh raporti përfundimtar i Kontrollit të Lartë të Shtetit për auditimin e kryer në këtë institucion në vitin 2013. Sipas “Gazeta Shqiptare” raporti nxjerr në evidencë se vetëm 18%  të prokurimeve të BSH-së janë kryer përmes tenderimit të hapur, siç përcakton ligji, ndërkohë që për vitin 2013, institucioni ka shpenzuar plot 280 mijë dollarë për udhëtime jashtë shtetit, duke anashkaluar përcaktimet ligjore. Ndërkohë “Gazeta Shqiptare” shkruan se blerja e biletave të udhëtimit nuk është shkelja e vetme e procedurave të tenderimit nga ana e Bankës së Shqipërisë. Nga auditimi i prokurimeve për ndërtime, mallra dhe shërbime të ndryshme, rezultoi se janë zhvilluar gjithsej 110 procedura prokurimi, dhe vetëm 20 prej tyre janë realizuar në respektim të ligjit përmes tenderimit të hapur.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.