Hiqet masa e pezullimit edhe për 6 institucione të arsimit privat

Qeveria ka vijuar edhe më tej me heqjen e masës së pezulllimit për institucionet e arsimit privat në Shqipëri. Kështu në mbledhjen e datës 29 tetor është vendosur heqja e masës së pezullimit për shkollë e Lartë “Instituti Kanadez i Teknologjisë”; universitetin “Aldent”; Akademinë Profesionale të Biznesit; shkollën private të arsimit të lartë “Pavarësia”; ISSAT dhe shkollën e lartë “Wisdom University”. Më tej qeveria udhëzon Ministrinë e Arsimit që këto institucione të vijojnë veprimtarinë akademike. Pas universitetit “Bedër” dhe “Logos”, këto janë institucuonet e radhës, për të cilat qeveria ka hequr pezullimin.
s.z
Comments
Ketij i thone "Kthim ne
<p>Ketij i thone "Kthim ne identitet". Di njeri sa eshte shuma qe jane "kollitur"keta ?</p>
Add new comment