Shuhet Fadil Kujovska. Aktori i njohur u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare

Postuar në 31 Tetor, 2014 02:15

Për herë të fundit ai u ngjit në skenë me “Henrin e Gjashtë”. Sot nuk është më. Kështu u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare aktori i njohur Fadil Kujovska. Prej 2 vitesh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia ku kishte shkuar për trajtimin e sëmundjes.  Fadil Kujovska lindi ne Tiranë, më 14 shkurt. Kreu studimet e larta për aktrim ne Institutin e Larte të Arteve dhe më 1974 dhe filloi punë në Televizionin Shqiptar, më pas më 1975 interpretoi ne Teatrin e Gjirokastrës, ndërsa nga viti 1978 ishte aktor ne Teatrin Kombetar. Spikati si aktor i planit komik e satirik. Kujovska u dallua veçanërisht për karakterizimin e figurave qe vinin nga shtresat e ulëta shoqërore apo rangjet administrative. Ka interpretuar gjithashtu edhe në disa filma artistikë.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.