Aeroportet e Qipros në gatishmëri, ka informacione për rrëmbim të avionëve nga rekrutët e ISIS

Postuar në 01 Nëntor, 2014 16:59

Mediat qipriote dhe ato greke raportojnë se autoritetet në Qipro kanë urdhëruar  forcat e sigurisë të jenë në gjendje gatishmërie pas informacioneve se aeroportet e vendit janë të kërcënuara nga akte terroriste. Sipas të njëjtave burime të konfirmuara edhe nga policia qipriore, ka informacione se rekrutët e ISIS synojnë rrëmbimin e avionëve qipriotë për qëllime terroriste. Nisur nga këto informacione autoritetet e sigurisë në Qipro kanë kryer kontrolle të imtësishme tek të gjithë shtetasit që vijnë nga Lindja drejt Qipros. Po ashtu dyshohet se një pjesë e tyre vijnë në Qipro për të kaluar më pas drejt pjesës turke dhe prej andej t’I bashkohen luftës në Irak e Siri.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.