“Ora-News” raporton se ndaj OSHEE-së ka ankesa zyrtare për favorizim në blerjen e energjisë

Postuar në 01 Nëntor, 2014 18:32

“Ora-News”  raporton se Autoriteti i Konkurencës ka nisur një hetim për abuzime nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Abuzime të cilat lidhen me blerjen e energjisë në periudhën gusht-shtator të vitit 2014. “Ora-News” informon se zotëron dokumente për këtë çështje dhe madje i pasqyron ato në kronikë, e në të cilat rezulton se ndaj OSHEE-së ka ankesa se ka blerë energji elektrike në shkelje të ligjit, duke favorizuar dy kompani të huaja. Konkluzioni që ky televizion jep për dëmin është se ai arrin në 7 milionë euro, çka nëse vërtetohet e kompromenton moralisht aksionin e qeverisë të nisur së fundmi.

http://www.oranews.tv/ekonomi/zbulohet-skandali-oshee-bleu-energji-te-sh...

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.