Një nga viktimat e klubit të natës, djalë ish prokurori. Grupet njiheshin. Dy pista për motivet

Postuar në 04 Nëntor, 2014 04:17

Disa detaje të tjera për vrasjen e katërfishtë pranë fakultetit filologjik. Mësohet se një nga viktimat, Arbër Demiraj 19 vjeç, është djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj. Ai ka qenë pjesë e grupit të Konstandin Xhuvanit, dhe sipas të dhënave të reja, të arrestuarit janë përpjekur të largojnë trupin e tij duke e futur në makinë. Edison Jaho 36 vjeç dhe Enea Xhaji 38 vjeç, janë përplasur me rivalët dhe pistat janë dy sipas policisë: Për një sherr të çastit ose për pazare droge. Veç të mësipërmve, ka humbur jetën dhe një italian. Giampaolo Azzola, 55 vjeç ndodhej në lokalin ku u konfliktuan të rinjtë, dhe kishte marre 3 plumba ne kraharorin e majtë, shumë pranë zemrës.

Policia ka shoqëruar deri më tani 12 persona sëbashku me administratorin e lokalit për të dhënë dëshmi, ndërsa mësohet se kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë njoftuar uniformat blu. Gjithashtu, burime nga policia thanë se grupet e personave të përfshirë në konfliktin me armë, kanë pasur njohje të mëparshme me njëri-tjetrin. Kjo pasi në telefonat celularë të tyre policia ka gjetur të rregjistruar numrat e njëri-tjetrit.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.