Indeksi i prosperitetit, Shqipëria bie një vend krahasuar me 2013-ën. Më keq në rajon është Bosnje-Hercegovina

“Legatum Institute”, një organizatw qw bashkon disa kompani me qendër në Londër, ka publikuar një listë të indeksit të prosperitetit për shumë vende(142). Paraprakisht përkufizohet edhe çfarë është prosperiteti, që sipas “LI” është diçka më shumë sesa akumulmi i mirëqenies. “Është gëzimi i çdo dite dhe perspektiva e një jete më të mirë në të ardhmen”. Dhe në “Legatum Prosperity Index” për vitin 29014, Shqipëria rezulton në vend të 84-t në botë, një vend më poshtë se viti 2013. Vlerësimi është një mesatare le të themi e katër treguesve: Siguria, që për Shqipërinë është treguesi më i mirë është: vendi i 49. Ekonomia, treguesi më i keq: vendi i 117. GDP/capita(të ardhurat): 9, 443. 27 dollarë dhe mesatarja e kënaqësisë së jetës: 5.5 nga shkalla 10 e vlerësimit. Interesant është se në vlerësimin për Shqipërinë “LI” përfshin edhe Kosovën, pra si një vend të vetëm. Në krahasim me fqinjët, Shqipëria qëndron shumë poshtë: Maqedonia është në vend të 69, Greqia në vend të 59, Bullgaria në vend të 48, Mali i Zi në vend të 65, Serbia në vend të 77, Kroacia në vend të 50 dhe Bosnje-Hercegovina, më keq se vendi ynë, në vend të 91.
s.z
Comments
Partine me shokun Koço ne
<p>Partine me shokun Koço ne krye ti kemi te forte se te tjerat nuk na interesojne.</p>
Add new comment