Kujtohen serbët: Fletë-arresti për Ivanin e "Tmerrshëm" pse hyri në fushë më 14 tetor

Postuar në 04 Nëntor, 2014 14:29

Është data 4 nëntor dhe pas njëzet ditësh,  më në fund autoritetet serbe kane lëshuar flet-arrest për huliganin e njohur serb, Ivan Bogdanov, pas futjes në fushën e blertë në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 14 tetor. Sipas mediave në Beograd, policia serbe është në kërkim të tij. Bogdanov, anëtar i grupit të tifozëve të Crvena Zvezdës “Ultra Boys” nga Senjaka, është i njohur edhe për incidentin në Gjenova të Italisë në vitin 2010, kur u ndërpre ndeshja ndërmjet Italisë dhe Serbisë.
Në këtë ndeshje ai dogji flamurin e Shqipërisë, ndërsa për këtë u dënua me tre vjet burg dhe pesë vjet ndalim për hyrje në vendet e BE-së. Bogdanov dënimin e vuajti në një burg grash, pas frikës nga shqiptarët në burgjet italiane.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.