Cani prezanton nesër në Kuvend projekt-buxhetin 2015 dhe paketën e re fiskale. Dalin detaje mbi taksat që rriten dhe taksat që ulen

Postuar në 04 Nëntor, 2014 11:39

Kuvendi nis nesër diskutimin zyrtar mbi projektbuxhetin e vitit 2015 dhe mbi paketën e re fiskale. Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet në mëngjes herët dhe pritet që gjatë ditës së nesërme ministri i Financave Shkëlqim Cani të prezantojë dy draftet. Burime nga ministria e Financave bëjnë të ditur se në projektbuxhetin e vitit 2015 të ardhurat janë planifikuar të jenë në masën 414 miliardë lekë ndërsa shpenzimet rreth 475 miliardë lekë. Ndërsa sa i përket paketës së re fiskale, drafti parashikon ndryshimin e një serë taksash.

Taksat që rriten janë tatimi mbi dividentin, depozitat, qeratë e të ardhurat e tjera nga 10 në 15 përqind. Po ashtu, është parashikuar rritja e taksës së qarkullimit me 10 lekë. Nga këto ndryshime, pritshmëritë janë buxhetit t’i shtohen rreth 10 miliardë lekë. Sa i përket uljes apo heqjes së taksave, paketa e re parashikon heqjen e tarifës doganore për naftën bruto, heqjen e tarifës doganore për miellin e grurit, që aktualisht është 10 %. Pritet gjithashtu që në paketën e re fiskale të ulet me 5 për qind tarifa doganore për gomat e reja pneumatike ndërsa pijet energjetike pritet të përjashtohen nga akciza.

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.