Sulmin me granata ndaj selisë së Qeverisë në Shkup, "UÇK" mer përgjegjësinë

Postuar në 07 Nëntor, 2014 06:50

Përmes një komunikate që mban emblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) merret përgjegjësia për sulmin me granata ndaj selisë së Qeverisë së Maqedonisë më 28 tetor. Portali “Ina” shkruan se komunikata është publikuar nga “Alsat M”, duke theksuar se në postën e tyre elektronike ka mbërritur kjo komunikatë e dërguar me emrin “Debatik Sharri”. Në këtë komunikatë më tutje theksohet si më poshtë: “Mbrëmjen e 28 tetorit , nga ora 20.30 deri në orën 21 njësiti elitar "Hasan Prishtina" në mënyrë të koordinuar goditi godinën e Qeverisë, Gjykatën dhe kishte në fokus goditje një Stacion Policor në Shkup. Koha e zgjedhur dhe mosgoditja e Stacionit Policor u bënë për të ruajtur jetët njerzore”, theksonkomunikata, që në fund është firmosur nga Kushtrimi.

 

L.V

 

http://ina-online.net/maqedoni/48511.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.