Reagon Isa Mustafa: Shpallja i korruptuar, u shfrytëzua një deklaratë e ambasadores Jackobson

Postuar në 07 Nëntor, 2014 02:26

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratave të ambasadores Jacobson, duke thënë se tendenca për të vënë ekuivalencë në korrupsion nuk ndihmon në ndërtimin e institucioneve stabël dhe të qëndrueshme. “Njeriu në Kosovë për një ditë shpallet i korruptuar. Varet se kujt i nevojitet dhe për çfarë u nevojitet dhe kush duhet të shantazhohet. U shfrytëzua një deklaratë e ambasadores Jackobson dhe mua për një ditë nga mediat mu adresuan 70 lëndë për korrupsion që Kryetari i tanishëm i Prishtinës nga Lëvizja VV i dërgoi në prokurori për shqyrtim. Nuk e di për çfarë kanë të bëjnë dhe kush është subjekt i tyre. Por, pak si shumë për vogëlsinë time! Me gjithë këto akuza do t’ua kaloja edhe sundimtarëve të vendeve që u rrëzuan në pranverën arabe. Ndërkaq, këta të PDK-së në krahasim me këtë po më duken si milingona” shkruan Isa Mustafës në Facebook

 

L.V

 

http://www.zeri.info/aktuale/5809/mustafa-shpallja-i-korruptuar-varet-kush-duhet-te-shantazhohet/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.