Prezantohet në Kuvend projektbuxheti dhe paketa fiskale. Ministri i Financave: “Rriten të gjitha taksat, përveç tatimit mbi pagat”

Postuar në 05 Nëntor, 2014 08:54

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i ka paraqitur sot Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit, projektbuxhetin e vitit 2015 dhe paketën fiskale. Cani ka vënë theksin te rritja e të ardhurave në krahasim me vitin e kaluar. Ka rëndësi më shumë paketa fiskale, e cila pranohet zyrtarisht se është politikë e rritjes së taksave për shumicën e shqiptarëve. “Përveç tatimit mbi pagat, të cilën nuk e prekim, të gjithë të tjerat kthehen nga 10 për qind, në 15 për qind. Po kështu rritet në 10 lekë litri, taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin. Kjo masë është kryesisht në mbrojtje të mjedisit dhe në shërbim të sigurisë në rrugë. Kuptohet, unë nuk mund të deklaroj 100 për qind, por kam bindjen e plotë, që nuk do të ndikojë ashtu siç po propagandohet në rritjen e çmimit të naftës. Ashtu siç ndodhi edhe vitin e kaluar, që nuk u rrit çmimi", tha Cani. Është e kotë të krahasohen këto masa me 23 qershorin e shumëtrumbetuar të socialistëve, por e sigurt është se në Shqipëri rilindin përherë vetëm dy gjëra: çmimet dhe gënjeshtrat. Pasi nuk ka emër tjetër për këto.  Duhet risjellë në vëmendje me këtë rast, fjalët e Canit në momentin e rishikimit të buxhetit 2014: “Paskëtaj, të tjera lajme të mira do të vijnë”.

http://www.top-channel.tv/new/lajme/artikull.php?id=287294#k1

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.