Vritet me breshëri 26-vjeçari pas një sherri në kalçeto, policia e Shkodrës shpall në kërkim autorin

Një 26-vjeçar mbeti viktimë e një sulmi me armë mbrëmjen e kaluar në Shkodër. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një bashkëmoshatar me të cilin ishte konfliktuar gjatë një loje futbolli.
Viktima është Indrit Halili, ndërsa autor i krimit është 26-vjeçari, Denis Arrila nga Lagjia Dobraç I Shkodrës, i shpallur tashmë në kërkim nga policia. Autori I kishte zënë pritë Halilit pak metra larg shtëpisë së këtij të fundit, duke e kryer vrasjen ne nje zone ku mungon ndricimi dhe levizjet ne orarin e mbrëmjes jane fare te pakta.
Indrit Halili ka shërbyer si shofer i ish-kryetarit te Komunws Rrethina në Shkodër, Kleves Muja. Sipas policisë viktima ka qenë i arrestuar më parë për “ kundërshtim të urdhërit të policisë”.
l.m
Add new comment