Ngërçi politik drejt zgjidhjes. Thaçi pranon për kryeministër Haradinajn dhe për kryeparlamentar Mustafën

Postuar në 05 Nëntor, 2014 13:53

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, e kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kanë hequr dorë nga pozita e kryeministrit. Në këtë situatë do të realizohet dëshira e Haradinajt për kryeministër dhe e Mustafës për kryeparlamentar. Kështu shprehet kryeredaktori i gazetës “Tribuna”, Arben Ahmeti sipas burimeve të tij që pretendon se i ka të sigurta. Gjatë një debati në emisionin “InfoMagazine” të KlanKosovës,  ai tha se e premtja është afati i fundit kur palët duhet të tregojnë një qëndrim përfundimtar të tyrin. “Zoti Mustafa dhe zoti Thaçi janë tërhequr nga pozita e kryeministrit. Në këtë situatë do të realizohej dëshira e Haradinajt për t’u bërë kryeministër dhe e Mustafës për kryeparlamentar. Thaçi është pajtuar që të ketë një koalicion PDK-LDK-AAK, me Haradinajn kryeministër dhe Mustafën kryeparlamentar, me kushtin që lideri i PDK-së të marrë postin e presidentit pas dy viteve. Nëse as kjo nuk bëhet do të ketë një emër ndërkombëtar të provojë të formojë qeveri teknike PDK-LDK-AAK, e nëse as kjo nuk pranohet atëherë zgjedhjet janë më 14 dhjetor të këtij viti”.

 

L.V

 

http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=2&LajmID=88595

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.