Hetimi ndaj EULEX-it, europarlamentarët duan rezultate të shpejta

Postuar në 05 Nëntor, 2014 11:43

Zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian mbështetën vendimin e shefes së politikes së jashtme të BE-së, Federica Mogherini për hetim të pavarur të dyshimeve për korrupsion në EULEX. Por, ata kërkojnë rezultate të shpejta të hetimeve. “Zëri e Amerikës” bën me dije se të dy zyrtarët e Parlamentit Evropian i kanë dërguar një letër zonjës Mogherini, në të cilën thuhet se emërimi i hetuesit të pavarur është vetëm hapi i parë. Ata nënvizojnë se është shumë e rëndësishme që sa më parë të ndriçohen të gjitha dyshimet për korrupsion dhe pohimet për hetime të brendshme që janë zhvilluar fshehurazi. Zyrtarët e EULEX-it thanë javën e kaluar se janë duke hetuar dyshimet e publikuara në një seri shkrimesh të së përditshmes “Koha Ditore”, se zyrtarë të tij mund të kenë marrë para në këmbim të lirimit të disa të akuzuarve për vepra penale. Zyrtarë të EULEX-it besojnë se dokumentet kanë rrjedhur nga prokurorja britanike e këtij misioni Maria Bamieh, e cila është pezulluar nga puna dhe ndaj saj thuhet se ka filluar një proces i hetimeve administrative.

 

L.V

 

http://www.zeriamerikes.com/content/kosovo-european-parliament-eulex/2509235.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.